LajmeMaqedoniTopLajm

Tragjedia në Koçanë/ Faqja në FB “Koçana”: Koha është të zgjedhim – fëmijtë apo partitë?!”

Ndërkohë në grupin në Facebook “Koçana” është bërë publike një shkrim interesant, për të cilin thuhet se është shkruar nga adminstratorët e faqes.

“Koha është të zgjedhim – fëmijtë apo partitë?” – është mbishkrimi i këtij postimi ku thuhet se jetojmë në kohëra kur njerëzit më shumë u besojnë partive se sa vetvetes e familjes.

FAQJA “KOÇANI” NË FACEBOOK

“Politikanët ndryshohen, partitë shkojnë e vijnë, kurse problemet tona mbeten të njëjta. Rrugët shkatërohen, spitalet janë pa kushte elementare, institucionet nuk funksionojnë, kurse jeta bëhet gjithnjë e më e vështirë. Dhe, çdoherë dëgjojmë të njëjtën “Kur të vijmë ne, do të bëhet më mirë”. Por, a u bë ndonjëherë më mirë. Derisa qytetarët presin ndryshime, politikanët zgjedhin problemet e tyre personale. Kur duhet të votohet ligji i ri për privilegje, veturë të re zyrtare ose rritja të pagave, s`ka ndasi. Të gjithë pajtohen. Gjithmonë ka para për nevojat e tyre, por për kërkesat themelore të popullit “s`ka buxhet”

Është koha të shtrojmë pyetjen nëse jemi të gatshëm ta ndryshojmë vetveten – thuhet në këtë postim të qytetarëve të Koçanës, ose alternativa, sipas tyre, është se do të jemi vetëm tifozë të partive që asnjëherë nuk do të kujdesen për popullin.

FAQJA “KOÇANI” NË FACEBOOK

“Asnjëherë mos harroni se fëmijtë tanë u larguan për shkak të partive. Në vend që t`i përqafoni dhe të luftoni për ta, ju i zgjodhët partitë që me këmbëngulje i votoni 33 vite. Dhe, asnjëherë nuk e pranuat, u larguan për shkak se Ju s`kishit guxim t`i kundërshtoni partitë”

Shkrimi i publikuar që ka bërë jehonë në vend dhe që shtë bërë virale nëpër rrjetet sociale thuhet se është qëndrim I administratorëve të kësaj faqeje.

Administratorët thonë se ky është edhe publikimi I fundit në këtë faqe të Facebookut.

Related Articles

Back to top button
Close
Close