LajmeMaqedoniTopLajm

Bie numri i të shtruarve nëpër spitale! Taravari: Katër pacientë mbeten në gjendje kritike

Bie numri i të shtruarve nëpër spitale. 23 pacientë trajtohen në vend dhe 113 jashtë. Sipas ministrit Arben Taravari, pesë pacientë kthehen sot, katër nga Spanja dhe një nga Greqia, ndërsa katër pacientë të tjerë lëshohen për mjekim shtëpiak. Për momentin, katër pacientë mbeten në gjendje kritike.

 Katër pacientë nga Spanja dhe një nga Greqia po kthehen sot dhe do të vendosen në klinika në vend për 24 orët e para, tha ministri i Shëndetësisë Arben Taravari. Jashtë vendit mbeten gjithsej 113 pacientë.

ARBEN TARAVARI – MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Dje është kthyer një pacient nga Serbia dhe një pacient është kthyer nga Bullgaria. Aktualisht numri i pacientëve që trajtohen jashtë vendit është 113. Lajmi i mirë është që sot kthehen pesë pacientë. Katër nga Spanja dhe një do të kthehet nga Greqia, normalisht që ne do t’i presim dhe do të vendosen nëpër klinikat në vend për 24 orë, dhe derisa mjekët të konstatojnë se duhet të lëshohen për shtëpi, do të lëshohen. Nëse nuk konstatohet një gjë e tillë, do të vazhdojnë të mjekohen në klinikat tona.”

Ai shtoi se 23 pacientë janë duke u trajtuar në spitalet vendore. Edhe katër pacientë lëshohen sot për mjekim shtëpiak.

ARBEN TARAVARI – MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Katër në Qendrën Klinike, dy në Kirurgji Plastike dhe Rekonstruktive dhe dy në Toksikologji. Në Spitalin e vjetër të qytetit janë gjashtë pacientë, në ‘8 Shtator’ nëntë, njëri prej të cilëve do të lirohet sot dhe katër në ‘Sistina’. Të gjithë janë në gjendje stabile, të mirë.”

Nga të gjithë pacientët e shtruar nëpër spitalet jashtë shtetit dhe në vend, për momentin vetëm katër pacientë mbeten në gjendje më kritike.

Related Articles

Back to top button
Close
Close