KulturëKurioziteteLajmeMaqedoni

Të pa thënat e vllezërve Frashëri që vdiqën të gjithë ditën e shtunë dhe në moshën 54 vjeçare

Vëllezërit Frashëri njihen si rilindasit e fundit dhe njëkohësisht ata shquhen për kontributin e tyre kombëtarë si dhe po ashtu për kontributin e tyre në letërsinë shqipe. Por një mister i çuditshëm i vllezërve Frashëri është se ata të gjithë vdiqën ditën e shtunë dhe ja si:

Sami Frashëri ka lindur më 01.Qershor të vitit 1850, për derisa kishte dhënë një kontribut shumë të madh për gjuhën shqipe. Por Samiu në muajn qershorë të vitit 1904 ndjenë diçka të mistershme që po largohej nga kjo botë që në fakt ai fliste shpesh me fëmijët për vëllezërit e tij të ndjerë. Një mbrëmje gjatë një bisede me bijën e tij Smijen, asaj i tha: “Të gjithë vëllezërit e mi kanë vdekur të shtunave dhe po e ndjej që edhe unë do të ndahem nga kjo jetë të shtunën” dhe kjo kështu ndodhi. Më 08.Qershor të vtit 1904, Sami Frashëri vdiq nga një sëmundje e rëndë ditën e shtunë kur sapo kishte mbushur 54 vjeç.

Por çuditërisht edhe vëllau tjetër Naim Frashëri i cili lindi në Frashër më 25.Maj të vitit 1846 vdiq në Stamboll ditën e Shtunë më 20 Tetorë të vitit 1900, nga një sëmundje e rëndë dhe çuditërisht edhe ky u nda nga jeta në moshën 54 vjeçare.

Abdyl Frashëri, lindi më 01. Qershor të vitit 1839. Abdyli ishte një prej ideologëve të parë të rilindjes kombëtare shqiptare ndërsa ishte vëllau më imadh i vëllezërve Frashëri. Ai ishte një nga nismëtarët dhe udhëheqësi i Lidhjes së Prizrenit të vitit 1878 dhe konsiderohet si i pari që hodhi themelet e autonomisë së trojeve shqiptare. Abyl Frashëri në vitin 1881 u dënua me vdekje nga gjykata osmane ndërsa ky dënim u kthye në një burgim të përjetshëm por pas tre vitesh ai u la lirë por vdiq pothuajse në moshën 54 vjeçe po ashtu edhe ky nga një sëmundje e rëndë ditëne  shtunë të datës 22.Tetorë të vitit 1892.

Dita e shtunë dhe mosha 54 vjeçare është misteri i vëllezërve Frashëri, poetëve, shkrimtarëve, edukatorëve dhe njerëzve të mëdhenj që me shumë dashuri dhanë gjithëçka për atëdheun e tyre. Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close