
Zëvendëskryeminstri për qeverisje të mirë në Maqedoninë e Veriut, Arben Fetai sot ka pritur në takim ambasadorin e sapoemëruar të Italisë në RMV, z.Paolo Palminteri të cilin e falenderoi për mbështetjen e palëkundur të Italisë ndaj integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet vendeve tona në të gjitha nivelet, shrkuan Top24
Pata kënaqësinë të zhvilloj një takim të ngrohtë me Ambasadorin e sapoemëruar të Italisë në vendin tonë, Paolo Palminteri.
E urova ambasadorin për detyrën e re dhe i dëshirova një mandat të suksesshëm. Shpreha mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur të Italisë ndaj integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet vendeve tona në të gjitha nivelet. Poashtu, e falenderova Ambasadorin Palminteri për përkrahjen tejet të rëndësishme të Italisë në mjekimin e pacientëve të lënduar në tragjedinë e Koçanit.
Ramë dakord të punojmë së bashku për të thelluar më tej këtë bashkëpunim të suskseshëm, me theks të veçantë në politikat kundër korrupsionit, hetimet financiare dhe konfiskimin e pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme.



