LajmeMaqedoni

LAMM: Ndërprehet rruga në Hanet e Mavrovës – Dibër për shkak të rrëshqitjes së dheut

Nga rrëshqitja e madhe e dheut njëra korsi e rrugës në drejtimin rrugor Hanet e Mavrovës – Dibër në gjatësi prej 20 deri në 30 metra është në ndërprerje.

LAMM njofton se komunikacioni po riorientohet në korsinë tjetër deri në pastrimin e mbetjeve nga rrëshqitja e dheut.

Në raportin e mesditës, LAMM informon se qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër rrugë të lagështa.

“Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën tonë nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi”, njofton LAMM.

Related Articles

Back to top button
Close
Close