LajmeRajon

Pas dy orësh qëndrim me familjarët, Thaçi largohet nga shtëpia e tij në Burojë

Ish-presidenti Hashim Thaçi pasi ka qëndruar për dy orë në shtëpinë e tij në Burojë të Skenderajt ku edhe është parë me familjarët e tij ngushtë, është larguar nga aty nën përcjelljen e EULEX-it.

Para vizitës në shtëpi te familjarët, Thaçi ka qëndruar te varri i babait të tij, Haxhi Thaçi, ku ka bërë nderime dhe ka vendosur një kurorë me lule.

Gjykata Speciale  ka konfirmuar se Thaçit i është aprovuar vizita për të bërë nderime dhe për të qëndruar me familjarët e tij të ngushtë pas vdekjes së babait.

Related Articles

Back to top button
Close
Close