LajmeRajon

“Me BE apo me Rusinë?”/ Komisionerja për zgjerimin, Marta Kos i’a pret shkurt Vuçiçit

Komisarja Europiane e Zgjerimit Marta Kos deklaroi pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç se ka përsëritur pritshmërinë e BE-së për një orientim të qartë të Serbisë drejt bllokut Europian, e kjo përfshin një shoqëri civile të fuqishme dhe media të pavarura.

Përmes një postimi në platformën X, Kos theksoit se ka pasur një takim “konstruktiv” me Vuçiçin, ku ishin të pranishëm përfaqësuesi i Drejtorisë së Përgjithshme të Komisionit Evropian për Zgjerimin, Gert Jan Koopman, dhe drejtori për Ballkanin Perëndimor në Shërbimin e Jashtëm të BE-së, Marko Makovec.

“Diskutuam për hapat konkretë në rrugën e Serbisë drejt BE-së dhe për zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, si dhe përsëritëm kërkesat tona për një orientim të qartë të vendit drejt BE-së. Theksova se zgjerimi është një proces që përfshin të gjithë shoqërinë. Kjo nuk është e mundur pa një shoqëri civile të fortë dhe media të pavarura. Kjo është rruga më e mirë për të ecuar përpara”, ishte mesazhi i saj.

Related Articles

Back to top button
Close
Close