Drejtori i Ndërmarrjes Publike Komunale Tetova-Tetovë, Samet Bislimi përmes një postimi në profilin e tij ka ndarë pamje nga aksioni i NPK-Tetova për pastrimin e rrugëve në qytet. Bislimi thekson për shkak se jemi në sezonin e vjeshtës kapacitetet tona janë shtuar me një angazhim dinamik dhe të përforcuar për pastrimin e çdo rruge, rrugice, sheshi të qytetit, shkruan Top24
“Po ndërmarrja ka shtua kapacitetin në një plan dinamik për shkak të sezonit të vjeshtës me qëllim që të kemi lagje, rrugë, rrugica e sheshe të pastërta. Shfrytëzoj edhe këtë herë rastin edhe në të ardhmen do ta them apelin tim dhe tonin që qytetarët të mos hudhin gjithëandej mbeturina dhe njëherit kërkoj që për mbetjet inerte të thirin ndërmarrjen” shprehet drejtori Samet Bislimi.



