LajmeMaqedoni

UEJL dhe Akademia “Pavell Shatev” firmosin memorandum bashkëpunimi

Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit të Evropës Juglindore i UEJL ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë “Pavell Shatev”.

Ky bashkëpunim synon të mbulojë fusha me interes të përbashkët dhe të krijojë mundësi të vlefshme për studentët e Fakultetit të Drejtësisë të UEJL-së, duke ndihmuar në zhvillimin e tyre profesional dhe në lidhjen mes njohurive akademike dhe praktikës.

“Përmes këtij bashkëpunimi, studentët e Fakultetit të Drejtësisë të UEJL-së do të kenë mundësinë të fitojnë përvojë praktike në Akademi, të marrin pjesë në trajnimet e organizuara nga ekspertët e saj dhe të angazhohen në gjykime të simuluara. Kjo do të ndihmojë në përforcimin e njohurive të tyre akademike me eksperiencë praktike, duke i bërë ata më të përgatitur për tregun e punës”, thuhet në njoftimin e UEJL-së.

Gjithashtu, vijon më tej njoftimi, profesorët e Fakultetit të Drejtësisë të UEJL-së, në përputhje me ligjin për Akademinë, do të kontribuojnë si ligjërues në trajnimet e organizuara nga Akademia.

“Ata do të ndajnë njohuritë dhe përvojën e tyre mbi tema të rëndësishme juridike në fushën e tyre të ekspertizës, duke ndihmuar në zhvillimin e kompetencave profesionale të pjesëmarrësve. Një aspekt tjetër i rëndësishëm i këtij bashkëpunimi është bashkë-organizimi i aktiviteteve me interes të përbashkët, si prezantime, punëtori dhe seminare. Këto aktivitete do të promovojnë mundësi të reja për studentët, duke përfshirë punësimin, praktikat profesionale dhe zhvillimin e tyre akademik dhe profesional”.

Ky memorandum shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve midis institucioneve akademike dhe atyre juridike, duke krijuar një mjedis më të favorshëm për zhvillimin e profesionistëve të ardhshëm në fushën e drejtësisë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close