
Pas vdekjes së Haxhi Thaçit, babai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, fotografi i këtij të fundit, Astrit Ibrahimi ka publikuar një fotografi të rrallë të ish-presidentit me prindërit e tij. Ibrahimi tha se ka pasur fatin të kap momente të veçanta të Thaçit që siç tha, ndonëse i madh në historinë e vendit, para prindërve të tij ndjehej gjithmonë i vogël. Fotografinë me prindërit e tij, Ibrahimi thotë se, Thaçi e publikoi si falënderim për prindërit e tij që gjithmonë ishin krenarë me të. Astrit Ibrahimi shprehi ngushëllime për familjen Thaçi.




