LajmeMaqedoniTopLajm

Rasti i Kumanovës: Taravari ndaj dhimbjen me familjen, kam urdhëruar një ekip të hetoj rastin

Ministri i shëndetësisë, Arben Taravari përmes një postimi ka reaguar ndaj rastit të Kumanovës duke shprehur ngushëllime dhe duke premtuar familjes se rasti do të hetoher dhe drejtësia me doemos do të thotë fjalën e saj, shkruan Top24

Në këto orë të trishta për të gjithë ne, një lajm i tmerrshëm më erdhi nga Kumanova.

Një djalit të ri, i është ndërprerë jeta në kulmin e saj.

32 vjeçari quhej Vedat Ademi.

Jam në front të tragjedisë së Koçanit dhe zemra më është copëtuar këto ditë dhe kjo e Vedatit ishte një goditje tjetër…

I shpreh ngushëllimet e mia familjes!

Ndjej dhimbjen e babës së tij, që e ka çuar djalin me këmbët e veta në spital!

Kuptoj revoltën e tij ndaj mjekut që dyshon se ka bërë lëshim mjekësor!

Kam udhëruar një ekip ekpertësh nga Ministria e shëndetsisë që të gjykoj faktet dhe nëse kjo vërtetohet, kërkoj me insistim nga organet e drejtësisë të zbatojnë ligjin Rreptësisht!

Pa asnjë lëshim sepse gabimet po na marrin më të shtrenjtët tanë…

Related Articles

Back to top button
Close
Close