LajmeMaqedoni

Protestuesi në Shkup: Të gjithëve na burgosni vetëm të mos i gjykoni ato fëmijët që kanë mbetur të gjallë

Njëri nga protestuesit në protestën e sontme në Shkup derdh gjithë mllefin ndaj keqtrajtimit të policisë dhe trajtimit jo njerëzor nga ana e policisë ndaj familjarëve të të vrarëve dhe lënduarve rëndë në rastin tragjedisë në diskotën ”Puls’ në Koçan.

‘’Jam njeriu që i kam organizuar protestat, nuk i kam përkrahë se vajza ime ka qenë atje, nuk kam mundur ta marr pasi që atje situata kishte eskaluar. I thash të largohet dhe arrita e kërkova vajzën time. Unë fëmijët tjerë i shikoj si fëmijët e mi që të mos jenë të lënduar. Hypa atje lart dhe u luta që fëmijët vetë të mos lëndohen. Ka miliona incizime, ka edhe dëshmitar, dhe mua sot mos më përkëdhelni, nëse dëshironi na burgosni edhe pse nuk ka prova” tha njëri nga protestuesit në Shkup.

Ai bëri një thirrje të fortë ndaj autoriteteve shtetërore duke thënë: “Të gjithëve na burgosni vetëm të mos gjykoni ato fëmijët që kanë mbetur të gjallë”

Këtë e them publikisht dhe me përgjegjësi , shtoi ml tej ai duke i “”ftuar ‘’ autoritete policore që të përgatisin edhe kallëzim penal por siç thotë ai vetëm të mos i burgosin edhe fëmijët e mbetur të gjallë.

Na përgatisni edhe kallëzime penale.Nëse mendoni se edhe për ato që kanë ngelur të gjallë këtë e kam thënë edhe në polici merrni armët dhe na pushkatoni. Por kjo do të thotë se të gjithë ne prindërit do të ngritemi në këmbë. Dhe nuk janë të vetëdijshëm vetëm se edhe na i prekin edhe ata fëmijë që kanë ngelur të gjallë. Ky nuk është kërcënim. Na e kanë varrosur të gjithë qytetin me 60 t[ vdkeur  dhe më shumë se dyqind fëmijë që janl të gjallë edhe ato janë si të mbytur’’, tha protestuesi.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close