BotaLajme

Zelensky përkrah armëpushimin e kufizuar mbi infrastrukturën energjetike

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka folur nga Finlanda të martën në lidhje me bisedën telefonike në mes të presidentit rus, Vladimir Putin, dhe presidentit amerikan, Donald Trump, raporton BBC.

Lideri ukrainas ka thënë se e përkrah propozimin 30-ditor për armëpushimin mbi infrastrukturën energjetike, por që sipas tij duhen më shumë “detaje”.

“Ne gjithmonë e kemi përkrahur idenë për të mos sulmuar infrastrukturën energjetike me asnjë lloj arme”, ka thënë Zelensky në një konferencë për shtyp në Helsinki.

Megjithatë, Zelensky ka shtuar se kushtet e Putinit rreth paqes, tregojnë se Rusia s’është gati t’i japë fund luftës plotësisht.

Related Articles

Back to top button
Close
Close