LajmeMaqedoniTopLajm

Në Koçan protestuesit ndalen para Prokurorisë dhe Gjykatës, kërkojnë drejtësi

Protesta në Koçan pasdite ka vazhduar edhe para Prokurorisë Publike dhe Gjykatës Themelore në Koçan. Qytetarët, mes të cilëve edhe shumë të rinj, porositën se po kërkojnë drejtësi për të afërmit  e tyre që humbën nga zjarri dhe se fajtorët  marrin dënimin që meritojnë.

Paraprakisht,  ata para ndërtesës së komunës hodhën vezë dhe kërkuan që të dalë kryetari i komunës.

Protesta filloi nga parku, por vazhdoi përpara godinës së komunës me thirrjet “Kërkojmë drejtësi”, “Secili prej tyre mund të jetë i radhës” dhe “Vrasës”….

Ndërkohë, një grup i qytetarëve në Koçan e kanë demoluar bar-kafenë “Klasik”, në pronësi të të njëjtit të diskotekës “Puls” ku nga zjarri  humbën jetën 59 persona.

Related Articles

Back to top button
Close
Close