LajmeShowbiz

Tension mes Laertit dhe Valbonës: Aktori kap banoren për të puthur, ajo habit me reagimin

Një moment tensioni i pazakontë ka ndodhur mes Laertit dhe Valbonës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Marrëdhënia e tyre, herë e afërt e herë e ftohtë, ka qenë shpesh objekt diskutimesh, sidomos pasi Valbona ka kërkuar që Laerti të tregojë ndjenjat e tij ndaj saj.

Pas disa skenave të mëparshme ku Laerti ka puthur Gjestin gjatë një sfide dhe më pas edhe Jozin, Valbona u ndie e revoltuar.

Foto: Screenshot/YouTube

Ajo i tha aktorit: “Unë e kam shok Jozin dhe duhet të rri me dikë. Ti nuk erdhe tek unë, isha sot vetëm gjithë ditën”.

Laerti u përgjigj duke e pyetur nëse kishte pakënaqësi ndaj tij, ndërsa Valbona vazhdoi: “Nëse ti më do dhe thua ‘e dua këtë vajzë’, mbaje dhe tregoje”.

Foto: Screenshot/YouTube

Në një moment kulminant, Laerti u ngrit në këmbë dhe u përpoq ta puthte Valbonën, por ajo largoi fytyrën duke qeshur.

Aktori insistoi: “Pse s’më le të të puth?”, por Valbona iu përgjigj qetësisht: “Të puth kur të dua unë”.

Pavarësisht këmbënguljes së Laertit, Valbona nuk e lejoi të vazhdonte.

Në fund, Laerti i tha: “Dëshiron të rrish me shtëpinë, por shtëpia nuk të do”.

Ky moment ka ngjallur diskutime të shumta, duke ngritur pikëpyetje mbi marrëdhënien mes tyre dhe dinamikat në shtëpi. 

Related Articles

Back to top button
Close
Close