LajmeMaqedoniTopLajm

BDI-Tetovë: Kush nuk e lejoi Kasamin të shënoj 14 Marsin!

Bashkimi Demokratik për Integrim dega Tetovë,  ka reaguar ndaj kryetarit të komunës Bilall Kasami i cili  ka neglizhuar 14 Marsin, përvjetorin e 24-të të fillimit të luftës në Tetovë, shkruan Top24.

BDI- dega Tetovë ka dënuar  fuqishëm këtë neglizhencë dhe mungesë respekti ndaj të kaluarës sonë të lavdishme! Nderimi për dëshmorët nuk është opsion, është detyrim kombëtar, thon nga BDI-Dega Tetovë.

 

Reagimi plotë

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, dhe Komuna e Tetovës si institucion, nuk kanë bërë as edhe një shënim të vetëm për një nga datat më të rëndësishme në historinë e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut – 14 Marsin, përvjetorin e 24-të të fillimit të luftës në Tetovë!

❌ Asnjë postim!

❌ Asnjë nderim për dëshmorët!

❌ Asnjë shenjë respekti për ata që dhanë jetën për liri!

14 Marsi nuk është thjesht një datë – është një moment historik që shënon fillimin e një lufte të drejtë, një luftë e pastër për dinjitet dhe për të bërë shqiptarët zot në shtëpinë e vet. Lufta në Tetovë është themeli mbi të cilin është ndërtuar krenaria jonë kombëtare dhe liria që gëzojmë sot!

Si është e mundur që një datë kaq e rëndësishme të kalojë në heshtje nga institucioni që duhet të jetë simbol i kujtesës historike dhe krenarisë kombëtare?

Pikërisht mbi sakrificën dhe gjakun e dëshmorëve ai sot mban funksionin që ka!

Po të mos ishte lufta dhe sakrifica e dëshmorëve, sot as që do të mund të flitej për të drejtat dhe liritë që kemi fituar si komb. Pikërisht falë kësaj sakrifice, ai sot ka mundësinë të udhëheqë qytetin tonë!

BDI – Dega e Tetovës e dënon fuqishëm këtë neglizhencë dhe mungesë respekti ndaj të kaluarës sonë të lavdishme! Nderimi për dëshmorët nuk është opsion, është detyrim kombëtar!

Mosrespektimi i sakrificës së dëshmorëve është fyerje për gjithë shqiptarët!

 

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close