
Mediat serbe raportojnë se grupi paramilitarë serb i udhëhequr nga Milan Radojiçiq pritet t’i ndal në ndihmë sot regjimit të presidentit, Aleksandar Vuçiqit.
Edhe analisti serb, Dushan Janjiq, tha mbrëmë në Euronews Albania se nuk përjashtohet mundësia që presidenti Vuçiq të fusë në veprim paramilitarë nga ata që morën pjesë në sulmin terrorist të Banjkës në Kosovë kundër studentëve protestues ditën e nesërme.
“Në Bosnjë, në Republikën Serbe në policinë e tyre janë me mijëra njerëz të mirë trajnuar në Rusi.
Nuk duhen përjashtuar incidente si ato të Banjskës. Nuk jam pro spekulimeve, por po flas me hipoteza, Vuçiq po përballet me një problem, të bindë të tjerët se kemi një revolucion me ngjyra. Mund të ketë disa incidente, por ndoshta mund të ndërmarrë të njëjtat lëvizje si Millosheviqi në protestat e mëdha të marsit, pra për të shpërqendruar vëmendjen e ndërkombëtare në Republikën Serbe. Forcat evropiane tashmë janë në Bosnjë dhe i kanë planet, ndonjëherë veprimet ushtarake i ulin problemet. Në Kosovë pas Banjskës nuk ka më diskutim për kontrollin e territorit”, tha ai.
Ndryshe, Vuçiq pretendon se qëllimi i tyre është të nxisin luftë civile dhe të marrin pushtetin me dhunë.
Studentët, të cilët po protestojnë që nga fundi i vitit të kaluar, nisën pakënaqësitë e tyre pas rrëzimit të një strehimoreje të Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, ku humbën jetën 15 persona. Që atëherë, ata janë mbledhur në numër të madh në qytete të ndryshme të Serbisë, veçanërisht në Beograd, Novi Sad, Kragujevc dhe disa qytete të tjera.



