LajmeMaqedoni

“Rregullimi i statusit të pjesëtarëve të UÇK-së, kauzë kombëtare e imja” – Saliu i përgjigjet Spasovskit për paralajmërimet për padi për “branitellat”

Deputetja e Alternativës – VLEN, Imerlije Saliu ka reaguar pas paralajmërimit të deputetit të LSDM-së, Oliver Spasovski se do të parashtrojë kallëzim penal kundër saj dhe kryeparlamentarit, Afrim Gashi.

Saliu thotë se padia e paralajmëruar “nuk paraqet aspak problem”, pasi siç bën të ditur, “ajo ka kauzë kombëtare që ta rregullojë statusin e pjesëtarëve të UÇK-së”.

“Çfarëdo qoftë veprimi i LSDM ndaj meje individualisht, nuk është aspak
problem përballë kauzave kombëtare siç është rregullimi i statusit të
pjesëtarëve të UÇK, qofshin padi penale ose çfarëdo që u vjen atyre në
mend. Nervozizmi i tyre është i dukshëm sepse sot realisht u ngeci propozim
ligji i Branitellave”, tha mes tjerash Saliu.

Ajo thotë se këtë vendim e solli që të mos lejojë që në sajë të “branitellave”, opozita ta sabotojë edhe Ligjin për pensionistët dhe ka kujtuar datën 14 mars.

“Duke mos lejuar që opozita ta sabotojë interesin e pensionistëve, por edhe duke e pamundësuar dikush nga kjo opozitë e çoroditur ta kthejë temën e “Branitellave”, ku ata mendojnë se e kanë shpëtimin e vetëm, por që derisa jemi ne aty, nuk kalon. Vazhdojmë me konsistencë, përkushtim e përgjegjësi.
ps: 14 Mars, 24 vite më parë, në krismat e para në kalanë e Tetovës dikush
dha jetën që NE të jemi sot këtu”, ka shkruar Saliu.

Paralajmërimet për padi nga ana e Spasovskit erdhën pasi Saliu qëllimisht nuk e ka futur në rend dite Ligjin për “branitellat” në Komisionin për Punë Sociale, Rini dhe Demografi dhe me këtë ka bërë shkelje të Rregullores së punës së Kuvendit. Sipas deputetit socialdemokrat, ky veprim është përpjekje e pushtetit që mos ta pranojë Ligjin për branitellat.

Related Articles

Back to top button
Close
Close