
Sekretarja e Konfederatës së Sindikatave Europiane, Tea Jarc, i kujtoi sot Qeverisë se beteja për të drejtat e punëtorëve, në këtë rast për pagë më të lartë minimale është legjitime dhe e drejtë dhe se të drejtat sindikaliste janë një nga segmentet më të rëndësishme për anëtarësimin në BE.
“Kemi ardhur në Shkup që të diskutojmë se si t’i përforcojmë sindikatat, si të përfaqësohen të gjithë punonjësit dhe si të luftojnë për kushte më të mira pune. Në të gjithë Europën ne kemi miratuar një direktivë për pagën minimale. Kjo direktivë ofron udhëzime për të gjitha vendet në Europë, se si ta vendosin pagën e minimale adekuate dhe të përshtatshme, dhe si ta mbështesin marrëveshjen kolektive”, potencoi Tea Jarc – Sekretare e Konfederatës së Sindikatave Europiane.



