LajmeMaqedoni

VLEN i prerë në ligjin për ”branitellat”: Nuk do të kalojë pa u përfshirë edhe pjesëtarët e UÇK-së, LSDM dezinformon opinion

Nga Koalicioni VLEN thonë se për aq kohë sa do të jenë pushtet ligi për ”branitellat nuk do të kalojë nëse nuk përfshihen në të edhe rregullimi i statusit të pjesëtarëve të UÇK-së.

”Koalicioni VLEN riafirmon qëndrimin e tij të palëkundur: për aq kohë sa jemi pjesë e pushtetit, ligji për “branitellat” nuk do të kalojë pa përfshirjen e ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Çdo tentativë për të miratuar këtë ligj në mënyrë të njëanshme është e papranueshme dhe bie ndesh me parimet e drejtësisë dhe barazisë; thuhet kështu në komunikatën e VLEN për media.

Sipas VLEN LSDM po vazhdon me dezinformata në përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të shtrembëruar faktet dhe për të krijuar konfuzion në opinion.

VLEN përjashton çdo mundësi për shkeljen e  Rregullores së Kuvendit nga ana e deputetes së koalicionit tonë, znj. Imërlie Saliu-Fetai.

”Kujtojmë se znj. Saliu-Fetai nuk është kryetare e Komisionit për Punë Sociale, Rini dhe Demografi. Ajo thjesht ka udhëhequr një pikë të rendit të ditës të Komisionit, për të cilën ka marrë autorizim nga Kryeparlamentari, konform nenit 126, paragrafi 3 të Rregullores së Kuvendit. Pra, znj. Saliu-Fetai ka vepruar në përputhje të plotë me procedurat ligjore dhe nuk ka asnjë bazë për pretendimet e LSDM-së.Është e qartë se përmes këtyre veprimeve, LSDM dhe Oliver Spasovski po përpiqen të devijojnë vëmendjen e opinionit publik. Ligji që kaloi sot në Komision ka të bëjë me rritjen e pensioneve, një përmirësim i drejtpërdrejtë për jetën e qytetarëve. Reagimi i LSDM-së dhe Spasovskit është një tentativë e hapur për të bllokuar këtë rritje dhe për të shmangur debatin mbi përfitimet konkrete për pensionistët. Koalicioni VLEN nuk do të lejojë që kjo strategji mashtruese të mbulojë problemet reale me të cilat përballet vendi dhe qytetarët e tij.
Koalicioni VLEN mbetet i përkushtuar ndaj transparencës, respektimit të ligjit dhe mbrojtjes së interesave të qytetarëve shqiptarë dhe të gjithë qytetarëve të vendit.”, thonë nga VLEN

Related Articles

Back to top button
Close
Close