
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) uli çmimet e karburanteve me një mesatare prej 2,08%.
Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës “Eurosuper-98” u ul me 1,00 denar dhe tani kushton 76,5 denarë për litër, ndërsa çmimi i benzinës “Eurosuper-95” u ul me 0,50 denarë dhe do të shitet për 74,5 denarë për litër.
Çmimi i mazutit M-1 NS u ul me 1,240 denarë për kilogram dhe nga mesnata do të jetë 42,261 denarë.



