
Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti njëherit kryetar i degës së BDI-së në Tetovë ka njoftuar se kjo parti dhe dega që ai drejton ka zgjedhur nënkryetarin e partisë Bajram Rexhepin për shef të shtabit politik në Tetovë, shkruan Top24
Bashkimi Demokratik për Integrim cakton nënkryetarin, z. Bajram Rexhepi, shef të shtabit politik në Tetovë.
Së bashku me anëtarët e kryesisë së degës së Tetovës dhe shefin e shtabit politik në Tetovë, z. Bajram Rexhepi, zhvilluam konsultime dhe koordinime, rreth përbërjes së shtabit, agjendës dhe aktiviteteve gjatë periudhës që vijon!
Së bashku, do të ndërtojmë shtab gjithpërfshirës, i cili do të jetë i gatshëm dhe në funksion që t’iu përgjigjet sfidave politike në periudhën që vijon!
Së bashku, anëtarësisë dhe aktivistëve të BDI-së, përbërjen e shtabit do ua prezantojmë në tubimin solemn gjatë periudhës në vijim!
Së bashku, në fitoret e rradhës!



