LajmeMaqedoniTopLajm

Interpelancë ndaj tij por emri nuk i përmendet askund, Mustafa: E palogjikshme, ende merren iniciativa ne baza kolektive

Është ngritur interpelancë ndaj anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, por ndonëse edhe ndaj tij vlenë kjo iniciativë, emri nuk i është përmendur askund, e për këtë Milazim Mustafa tha se duhet pyetur ata që e kanë përgatitur këtë pasi siç tha, nuk i di arsyet.

Mustafa tha se, edhe para 3 mijë viteve është thirrur në individualizim të dënimeve, ndërsa një vend si Maqedonia që është kandidate për BE, merr iniciativa në baza kolektive

“Arsyeja që nuk gjendet emri im, mendojse se është mirë të adresoheni te ata që e kanë përgatitur, jo te unë. Nuk i di arsyet pse nuk e kanë përmendur emrin tim në interpelancë”, tha Milazim Mustafa

-Atëherë pse është ngritur interpelancë?

“Po aty është edhe ajo palogjikshmëria e kësaj iniciative kur dihet se, duke u nisur nga fillet e së drejtës Romake që para 3 mijë viteve kanë thirru në individualizimin edhe të dënimeve edhe të masave që shqiptohen ndaj palëve, ne gjendemi në shekullin 21 me statusin e vendit kandidat për në BE dhe akoma marrim iniciativa të tilla ku në baza kolektive, pa u përcaktuar faji i asnjërit ndaj të cilit është ngritur interpelanca”, tha Mustafa në Daily Click.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close