LajmeMaqedoni

Mungesa e ministrave të VLEN në Hungari, Memeti: Mickoski dëshiron ridefinim të raportit brenda shtetit! Selimi: Shqiptarët në këtë qeveri kanë peshë minimale-simbolike

Në vizitën zyrtare të kryeministrit Hristijan Mickosi në Hungari, nuk morën pjesë asnjë nga ministrat e VLEN, e për këtë, në Daily Click u pyet analisti Ibrahim Memeti që siç tha, kryeministri dëshiron të bëjë një ridefinim të shtetit dhe partive politike. Mehmeti tha se, mosprezenca e ministrave të VLEN nuk e habit, pasi sipas tij, eh depo të ishin, nuk do të kishte ndonjë ndryshim.

“Mendoj se kjo është në vazhdën e asaj që ndodh që nga formimi i kësaj qeverie. Bindja ime është se kryeministri me partinë e tij e cila ka një dominim të dukshëm në parlament por edhe në qeveri, dëshiron të bëjnë një lloj ridefinimi të shtetit, ridefinim të raporteve brenda shtetit, brenda komuniteteve, partive politike ku partia e tij dhe maqedonaset në përgjithësi, janë ata që e kanë fjalën kryesore në udhëheqjen e shtetit, ndërsa shqiptarët do t’i inkuadrojnë kur të ketë një nevojë ose kur të ketë ndonjë domosdoshmëri. Nuk më habit mosprezenca e partive shqiptare, se edhe po të ishin aty nuk do të kishte ndonjë ndryshim sa i përket rolit të shqiptarëve në politikëbërjen”, tha Mehmeti.

Në anën tjetër, analisti Sefer Selimi tha se, në këtë qeveri, shqiptarët jnaë degraduar në çdo formë dhe mënyrë dhe shtoi se, dhe kanë një peshë minimale dhe simbolike.

“Shqiptarët në këtë qeveri, fatkeqësisht janë degraduar në çdo formë dhe në çdo mënyrë, qoftë në vendimmarrje ku në politikat kryesore dhe thelbësore për organizimin e sistemit politik dhe politikave që diktojnë procese që do të pasojnë gjatë kësaj qeverisje, janë të margjinalizuar dhe kanë një peshë minimale dhe simbolike për të diktuar se çfarë vendimi do të merr kryeministri”, tha Selimi.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close