
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani u takua me drejtorin e Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, dhe përfaqësues të diasporës shqiptare në SHBA, Martin Vulajn. Fokusi i bisedës ishte situata aktuale ne rajon e më gjerë, roli jetik i diasporës në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, por edhe mundësitë e bashkëpunimit
“Ambasadori Meidani vlerësoi kontributin e vazhdueshëm të diasporës shqiptare në SHBA në promovimin e identitetit kombëtar dhe mbështetjen e çështjeve shqiptare në rajon. Ai theksoi se diaspora ka qenë një urë kyçe lidhëse mes Shqipërisë dhe institucioneve amerikane, duke luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik, politik dhe kulturor të vendit. Nga ana e tij, zoti Vulaj dhe përfaqësuesit e tjerë të diasporës theksuan nevojën për të rifuqizuar përpjekjet për forcimin e bashkëpunimit mes komunitetit shqiptar në SHBA dhe institucioneve shtetërore në Shqipëri dhe rajon. Ai dhe zoti Rusi shprehën gatishmërinë për të ndihmuar në krijimin e platformave mbështetëse dhe orientuese, por dhe në promovimin e kulturës dhe gjuhës shqipe, si dhe fuqizimin e pozitës së diasporës në proceset konsultuese e vendimmarrëse”, njoftoi Ambasada e Shqiptare në Shkup.



