
Myslimanët në Lindjen e Mesme po kremtojnë muajin e shenjtë të Ramazanit në tjera rrethana jo të zakonshme. Për shumë sirianë, ky është Ramazani i parë pa sundimin e vendit nga dinastia Assad në më shumë se gjysmë shekulli.
Në Rripin e Gazës, është viti i dytë që palestinezët po festojnë Ramazanin pas luftës midis Izraelit dhe grupit militant Hamas.







