
Autostrada “Ibrahim Rugova” mbetet e bllokuar sot pas një rrëshqitjeje të dheut, e cila ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit.
Një masë e madhe dheu është shembur, duke bllokuar rrugën që lidh Prishtinën me Suharekën, njofton Klankosova.tv.
Siç raporton gazetari Nuhi Salihu, në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM, nuk ka pasur të lënduar, ndërsa autoritetet janë angazhuar për pastrimin e shpejtë të rrugës.
Pritet që gjatë ditës rruga të pastrohet dhe të rihapet për qarkullim.
Ndiqni detajet, në videon vijuese:



