
Dauti Komerc e cila është përfaqësuese e “Ujë Rugove” në tregun e RMV-së, ka dalë me reagim pas informacioneve se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e RMV-së ka gjetur baktere në në një lloj uji mineral dhe tek pijet joalkoolike të eksportuara nga Republika e Kosovës.
Më poshtë ua përcjellim reagimin nga kompania “Dauti Komerc” në lidhje me rastin “Ujë Rugove”:
“Në lidhje me njoftimin se “pas konstatimit laboratorik të marrë nga Fakulteti i Mjekësisë Veterinare të Maqedonisë, me numër rezultati laboratorik 2025/2/113 për dërgesën me ujë burimi natyral “Ujë Rugove” prej 1,5 l në sasi prej 22,338 kg me origjinë nga Ujë Rugove”, Kosovë , i destinuar për operatorin ushqimor SHA“ Dauti Komerc”- Shkup, është konstatuar prani e bakteries Koliform, që nuk është në përputhje me Rregulloren për kërkesa të veçanta për siguri të ujërave natyral-mineral, ujë burimi dhe ujërat të tjerë të paketuar (Gazeta Zyrtare no. 184/2018). Gjetja laboratorike është kryer sipas metodës së akredituar ISO/IEC/17025:2018, me numër rendor 2025/2.113, nga prodhuesi “Ujë Rugove”-Kosovë.



