LajmeShowbiz

E ulur në prehrin e saj, Alketa Vejsiu publikon foto me vajzën! Dedikimi i veçantë i moderatores për Nicol: Je pika ime e dobët dhe…

Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu nuk ndodh shpesh të ndajë për ndjekësit foto me fëmijët e saj, mirëpo që kur vajza e saj Niki mbushi 18-vjeç, Alketa ka filluar të postojë foto me të.

alketa-vejsiu-me-vajzen-1

Këtë herë moderatorja teksa publikuar një moment mjaft të veçantë me vajzën, i ka bërë dhe një dedikim të ëmbël asaj.

Ajo e quan Nikin, shoqen dhe motrën e saj teksa shton se për të ajo është krenari, një pikë e dobët dhe njëkohësisht e fortë.

alketa-vejsiu-me-vajzen

“Shoqja ime më e mirë, motra ime e vogël, vogëlushja ime, inspo ime, ylli im, pluhuri im i yjeve, gruaja ime e dërrmuar përgjithmonë, studentja ime model, udhëtarja ime e botës, fituesja ime, krenaria ime, pika ime e dobet, pika ime e forte,” shkruan Alketa teksa në foto shfaqet duke mbajtur Nikol në prehër.

alketa-vejsiu-3

Edhe pse një figurë e njohur për ekranin, Alketa është munduar gjithmonë që fëmijët e saj t’i mbaj jashtë syrit të publikut.

Mirëpo në 18-vjetorin e vajzës së saj, moderatorja nuk u kursyer me imazhet e shumta që  publikoi po ashtu edhe me fjalët e ëmbla që i dedikoi të bijës.

Si rrallë herë më parë ajo  postoi me vajzën e saj momentet më të bukura që ato kanë kaluar krah njëra-tjetrës, përfshirë edhe foto nga fëmijëria e Nikit në një postim të dytë.

alketa-vejsiu-8

“Sot që ti bën 18 vjeç, unë zotëroj dhuratën dhe shpërblimin më të madh të jetës. Isha 22, por kam jatuar cdo sekondë të jetës time deri sa erdhe në jetë, si një bekim,” shprehet Alketa.

Moderatorja shtoi se Nikol për të ka dalë jashtë pritshmërive, duke mos qenë vetëm vajza e saj, por një shoqe dhe motër shumë e mirë.

alketa-vejsiu-1

Je me shumë seç kisha menduar dhe ëndërruar e imagjinuar për vajzen time, isha vetë gati fëmije kur erdhe në jetën time. Niki Nelo, ditën para se te lindje kam shkruar nje faqe ditari. Je më shume se ç ‘kisha ëndërruar, jo vetëm vajza por motra dhe shoqja ime më e mirë,” shkroi  Alketa ndër rreshta të ndjerë ndërsa ndër të tjera e këshilloi vajzën e saj të jetë një njëri i mirë dhe e etur gjithmonë për dije.alketa-v1-e1737966626981

alketa vejsiu (2)

alketa vejsiu

Related Articles

Back to top button
Close
Close