LajmeSport

Derbi i Madridit “elektrizon” Champions-in, Real e Atletico përplasen sonte në “Bernabeu”, PSV sfidon Arsenalin

Champions League është gati për duelin  e madh të 1/8, derbin e Madridit që luhet sonte në mbrëmje në 21:00 në Santiago Bernabeu.

Është padiskutim një nga ndeshjet më të forta të kësaj faze, emocionet e sw cilës përcillen në Tring.

Dy  skuadra të mëdha të futbollit spanjoll,  me një rivalitet te jashtëzakonshëm mes tyre në Spanjë dhe Europë.

Los Blankos janë padiskutim të një tjetër stature, rekordmen në vendin e tyre dhe në kontinent.

Sonte do të duhet të shfrytëzojnë faktin Bernabeu, për të shkuar në duelin e kthimit me një avantazh sado të vogël.

Karlo Anceloti nuk ka për këtë ndeshje emra si Belingham, Karvahal Cebajos apo Militao, por sërish potenciali në organikw i Realit është i madh.

Në krahun tjetër Diego Simeone nuk ka të gatshëm veteranet Koke dhe Azpilikueta.

Në kampionat Atletiko është e dyta, 2 pikë më shumë sesa Reali ndërsa dueli i tyre në shkurt në kampionat përfundoi 1 me 1.

Los Kolconeros në fakt nuk kanë humbur asnjë nga 4 ndeshjet e fundit direkte me Realin.

Një tjetër ndeshje interesante e mbrëmjes së sotme është edhe ajo që luhet në Aint’hovern mes PSV dhe Arsenal.

Holandezët eliminuan në Play Off Juventusin dhe shpresojnë të marrin sonte në Fillip Shtadion një rezultat pozitiv kundër topçinjve në mënyrë që të shkojnë në duelin e kthimit në Londër me mundësi të mira për kualifikim.

Nga ana tjetër anglezët janë favorit në letër, por e kanë të gjithë sulmin e padisponueshëm që nga Haverc, Saka, Martineli dhe Gabriel Zhezus.

Interesante edhe sfida Franko-Gjermeane mes borusia Dortmund dhe Lile.

Finalistët e edicionit të kaluar në Champions duan të shfrytëzojnë sonte mbështetjen e madhe të tifozerisë verdhezi për të marrë një rezultat sa më pozitiv kundër skuadrës së Lile.

Tek këta të fundit vazhdon të jetë i padisponueshëm ylli shqiptar Edon Zhegrova. Dueli tjetër është ai mes Bryzh dhe Aston Vilës. Të katërta takimet transmetohen vetëm në Tring.

Related Articles

Back to top button
Close
Close