
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka deklaruar se Evropa është gati të rrisë “në mënyrë masive” shpenzimet e saj të mbrojtjes dhe se janë në një “epokë riarmatimi”.
Von der Leyen theksoi se i ka shkruar një letër udhëheqësve evropianë, dhe po përshkruan një plan të riarmatimit të Evropës me pesë pika, transmeton Telegrafi.
Përdorimim i fuqisë së buxhetit të Bashkimit Evropian.
Mobilizimi i kapitalit privat përmes Unionit të Kursimeve dhe Investimeve.
Mobilizimi i kapitalit privat përmes Bankës Evropiane të Investimeve.
Von der Leyen shpjegon se planet për të forcuar mbrojtjen e Evropës dhe për të rritur aftësitë ushtarake, mund të mobilizojnë rreth 800 miliardë euro.
“Ky është momenti i Evropës dhe ne duhet të jetojmë deri në atë”, shtoi ajo.



