
Në kuadër të shënimit të 7 Marsit në komunën e Tearcës gjatë ditës së djeshme umbajtën garat sportive në Volejboll në Shkollën Fillore Komunale ” Eqrem Çabej
“Aktivitetet kaluan në një atmosferë shumë sportive dhe festive në nivelin e duhur ku mbizotëruan disiplina dhe rregullat garuese të lojës mes ekipeve të vajzave dhe djemve të nxënësve nga të gjitha shkollat e komunës së Tearcës.
I falemderojmë arsimtarët e sportit për organizimin dhe nxënësit për pjesmarrjen dhe përkushtimin e treguar gjatë garave, gjithashtu ju dëshirojmë shumë suksese në të ardhmen.
Me respekt,” tha kryetari i komunës së Tearcës Nuhi Neziri.
Ndryshe sot gjatë ditës në kuadër të shënimit të 7 Marsit – Dita e Martë data 04.03/25 do të mbahet -Kuizi i Diturisë-në shfk.Kiril Pejqinoviç me fillim në ora 12:00h duke vazhduar ditët tjera me aktivitetet sipas agjendës së më poshtme:
Dita e Mërkurë data 05.03/25-Orë Letrare-në shfk.Asdreni me fillim në ora 12:00h.
-Dita e Enjte data 06.03/25-Ekpozitë për shkollat-në shfk.Faik Konica me fillim në ora 12:00h.
-Dita e Premte data 07.03/25- Inovacion në Teknologjinë Informative-në shfk.Ismail Qemali me fillim në ora 10:00h.
-MANIFESTIM PËR NDER TË 7 MARSIT ME PROGRAM FESTIV KULTURORO-ARTISTIK
Data: 07 Mars 2025(e Premte)
Vendi: Te shkolla në fshatin Tearcë
Ora: 14:00h



