
Pasi Parlamenti iranian dje e ndërroi ministrin e Ekonomisë, Abdolnaser Hemati nga funksioni, nënpresidenti iranian me ndikim Mohamad Xhavad Zarif gjithashtu ofroi dorëheqje.
Zarif i parashtroi dorëheqjen e tij presidentit iranian Masud Pezeshkian, që është edhe një mossukses për liderin e matur konservator vetëm shtatë muaj nga mandati i tij.
Vendimi i nënpresidentit Zarif vjen pasi Parlamenti iranian e tërhoqi besimin në ministrin e Ekonomisë Hemati, politikan i matur dhe ish shef i bankës qendrore. Gjithsej 182 nga 273 deputetë në parlamentin 290-anëtarësh iranian dje votuan për ndërrimin e Hematit.



