
Sinoptikët për sot parashikojnë mot me vranësira dhe relativisht të ngrohtë, me mjegull në disa lugina gjatë paradites. Gjatë gjithë ditës do të ketë reshje lokale shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin prej 3 deri në 9, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 10 deri në 15 gradë.
Edhe në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe relativisht i ngrohtë, paradite me mjegull dhe reshje të dobëta shiu në pjesë të luginës. Do të fryjë erë e lehtë nga juglindja. Temperatura minimale do të zbresë deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 15 gradë.
Drejtoria Meteorologjike (MAO) njofton se nesër do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira, në disa vende do të ketë reshje shiu lokale të rrëmbyeshme (deri në 15 litra për metër katror), ndërsa gjatë natës drejt së hënës në male dhe në disa vende më të larta, kryesisht në zonat perëndimore dhe veriore, reshjet do të jenë në formë bore të kohëpaskohshme. Gjatë lumit Vardar do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga veriu, ndërsa temperatura gjatë ditës do të jetë më e ulët. Në ditët në vijim moti do të jetë stabil me ulje të temperaturave të mëngjesit, ndërsa gjatë ditës do të jetë në rritje.



