LajmeMaqedoni

Prokuroria njofton për risitë, synohet përndjekje efikase dhe e shpejtë e shkaktarëve të aksidenteve

Prokuroria Publike Themelore ka mbajtur takim koordinues pas statistikave alarmantet që i kanë marrë nga Ministria e Punëve të Brendshme për aksidentet në trafik.

Nga PPTh-ja njoftojnë se pas këtij takimi, janë dhënë udhëzime deri te Sektori i Punëve të Brendshme në Shkup, të cilat duhet të zbatohet në mënyrë urgjente në situata kur:
– aksidenti është shkaktuar nga shofer/shoferë të cilët nuk posedojnë patentë shofer,
– gjatë kalimit në të kuqe në semafor,
– tejkalim i dukshëm i shpejtësisë,
– në gjendje të dehur,
– ngasje në korsinë e kundërt si dhe
– kalim në vijë të plotë.

“Procedurë urgjente do të udhëhiqet edhe në situata kur shoferi e ka lëshuar vendin e ngjarjes dhe nuk i ka dhënë ndihmë këmbësorit të lënduar apo personave të tjerë. Veprimi i shpejtë i policëve në këto situata do t’u mundësojë prokurorëve publikë që ta kryejnë vlerësimin dhe me çfarë masash do të duhet ta sigurojë kryerësin gjatë procedurës penale dhe t’i mbrojë qytetarët nga përsëritja eventuale e veprës”, njoftohet mes tjerash nga PPTh-ja.

Për këtë, në këto situata:
– raporti për dukuritë penale përveç se në sektorë të punëve të brendshme, do të duhet të dorëzohen edhe në Prokurori.
– në rast të urgjencës dhe dënimit më të ashpër, të merret parasysh se nëse kryerësi është ndaluar edhe në raste të tjera nga policia për vepra të ngjashme.
– ngjarjet penale të jenë më të sakta, të detajuara dhe me të dhëna të sakta nga dëshmitarët dhe
– të fotodokumentohen shenjat e komunikacionit me rëndësi të veçantë në vendin ku ka ndodhur aksidenti.

Nga PPTh-ja thonë se këto ndryshime kanë për qëllim përndjekjen penale më efikase për kryerësit e këtyre veprave penale.

Related Articles

Back to top button
Close
Close