LajmeMaqedoni

Kryeparlamentari Gashi me delegacionin e tij njihen për së afërmi me standardet e funksionimit të Parlamentit Britanik

Në kuadër të vizitës zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi dhe delegacioni realizuan takim me Daniell Grindberg, komisioner parlamentar për standarde.

Siç njoftoi pres shërbimi i Kuvendit, Grindberg i ndau përvojat e Parlamentit Britanik në këtë fushë, mënyrën dhe metodat e punës së tij, dhe mënyrën se si publiku në Mbretërinë e Bashkuar është i informuar për procedurat e iniciuara dhe rezultatet e tyre. I vuri në pah tre parimet themelore të punës që drejtojnë komisionerin parlamentar për standarde, të cilat janë: transparenca, ndershmëria dhe integriteti dhe objektiviteti. Theksoi se parakushti themelor që një kod etik të zbatohet realisht është që ai të jetë i shkurtër dhe të zbatohet në tërësi.

Kryetari i Kuvendit, Gashi dhe Delegacioni e njohën shkurtimisht komisionerin me Kodin Etik të deputetëve në Kuvend, si mjet që ofron udhëzime për sjelljen e deputetëve në Kuvend, si dhe rregulla për reagim ndaj sjelljes së papranueshme të deputetëve.

Gjatë diskutimit u shkëmbyen mendime për përmirësimin e etikës dhe integritetit të punës së deputetëve, përgjegjësinë dhe përkushtimin për ndërtimin e një parlamenti të hapur për publikun.

Komisioneri parlamentar për standarde zgjidhet drejtpërdrejt nga Dhoma e Deputetëve të Parlamentit Britanik me mandat 5-vjeçar dhe gëzon respekt dhe besim të madh, si në Parlament, ashtu edhe në publik. Vendimet e tij zbatohen gjithmonë të plota, me shumë pak përjashtime të mosharmonizimit me to nga deputeti ndaj të cilit është iniciuar procedura. Komisioneri është nëpunës publik i profilit të lartë me integritet dhe dinjitet të lartë moral për të ushtruar këtë funksion prestigjioz, qëndron në kumtesën e pres shërbimit të Kuvendit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close