
Kryetari i komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu vazhdon të jetë i përkushtuar në fshatin e tij duke anashkaluar fshatrat tjera të komunës së Bogovinës. Koncentrimi i investimeve të një pas njëshme në këtë fshat ka ngjallur pakënaqësi në fshtrat tjerë të komunës të cilët nuk e ndjejnë aspak kujdesin institucional të komunës së Bogovinës, shkruan Top24
Nga fillimi i vitit 2025 komuna e Bogovinës dhe kryetari Besnik Emshiu kanë realizuar më shumë se 5 investime në rregullimin e infrastrukturës rrugore, respektivisht begatonizimin e lagjeve të fshatit të tij ndërsa zero investim në fshatrat tjera të cilat janë po aq taksapagues.







