LajmeMaqedoni

Ministri i brendshëm Toshkovski takon ambasadorin pakistanez Modsar Çaudari, diskutohet riatdhesimi i emigrantëve

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot realizoi takim pune me ambasadorin pakistanez me seli në Sofje, kompetenca e të cilit e mbulon edhe Maqedoninë, Modsar Çaudari.

Nga MPB-ja kumtuan se takimi është shfrytëzuar për vazhdimin e bisedimeve për intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë që kanë filluar gjatë një takimi të mëparshëm me ministrin pakistanez të Punëve të Brendshme, Sajed Mohsin Raza Nakvi.

“Ambasadori Çaudari edhe një herë e konfirmoi vullnetin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Pakistanit për nënshkrimin e marrëveshjes për riatdhesim me  Ministrinë e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, që do të jetë veçanërisht e vyeshme për ne në luftën kundër migrimit paligjshëm si vend nëpër të cilin kalojnë migrantët ilegalë me origjinë pakistaneze. Në të njëjtën kohë, iu referuam edhe procedurës për nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim policor, e cila ndër të tjera do të përfshinte bashkëpunimin që do të realizohej përmes Qendrës për trajnime në MPB”, theksoi ministri Toshkovski.

„Ambasadori Çaudari edhe një herë konfirmoi vullnetin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Pakistanit për nënshkrimin e marrëveshjes për riatdhesim me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, që do të jetë veçanërisht e vyeshme për ne në luftën kundër migrimit të paligjshëm si vend nëpër të cilin tranzitojnë emigrantët e paligjshëm me prejardhje pakistaneze. Njëherit, iu referuam edhe procedurës për nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim policor, e cila, ndër të tjera, do të përfshinte edhe bashkëpunimin që do të realizohej përmes Qendrës për trajnim pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme. “, theksoi ministri Toshkovski.

Related Articles

Back to top button
Close
Close