LajmeMaqedoni

Ministria e arsimit për vitin ardhshëm shkollor premton t’i dyfishojë shumat e granteve që promovojnë integrimin ndër etnik

Shtatëdhjetë e nëntë grante nga 30.000 denarë, ose gjithsej rreth 2,4 milionë denarë, MASH në vitin aktual shkollor 2024/2025 ndau për 130 shkolla fillore dhe të mesme në vend për të mbështetur aktivitetet që do të avancojnë multikulturalizmin, integrimin ndëretnik dhe tolerancën.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska sot në konferencë për shtyp tha se është përfunduar me sukses thirrja publike për propozim – aktivitete, të cilën MASH e publikoi në tetor 2024, ndërsa për 79 grantet e dhëna ka vendosur komisioni për rangim dhe përzgjedhje.

Siç tha, këto janë aktivitete që lidhin nxënësit nga bashkësitë e ndryshme etnike, kulturore dhe fetare, duke i orientuar drejt respektit të ndërsjellë, mirëkuptimit, bashkëpunimit dhe ndërtimit të një mjedisi harmonik shkollor.

“Kjo mbështetje është në fakt detyrim ligjor dhe pjesë e politikave dhe strategjive arsimore të Ministrisë që synojnë të sigurojnë akses të barabartë në arsim cilësor për të gjithë nxënësit. Të rinjtë duhet të dinë se dallimet në çdo bazë nuk janë barriera, por përkundrazi, motiv për t’u bashkuar, për të zhvilluar ndjeshmërinë dhe për të ndërtuar një shoqëri të fortë. Ky është mesazhi im për ta”, theksoi ministrja.

Siç tha, personalisht mendon se granti prej 30.000 denarë është mbështetje e pamjaftueshme, por kështu ishte zgjidhja ligjore në kohën e shpalljes së thirrjes. Ai bëri të ditur se për vitin e ardhshëm akademik granti do të jetë tre herë më i lartë dhe do të arrijë në dy paga mesatare neto, ose gati 90.000 denarë. Konkursi do të shpallet në tremujorin e fundit të këtij viti.

Related Articles

Back to top button
Close
Close