Sot pritet të mbahet seanca për Qeverinë

Pas konstituimit të legjislaturës së 11-të, pritet të thirret seanca edhe për formimin e Qeverisë së re.

Burime të Periskopit kanë thënë se sot seanca pritet të thirret rreth orës 14:30.

Sot u votuan dy nga tre nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës.

Nga radhët e LDK-së u votua Kujtim Shala derisa nga komuniteti serb u zgjodh Tanja Vujoviq e Listës Serbe.

Kurse, PDK-ja vendosi ta tërheq kandidaturën e Vlora Çitakut dhe t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.