
Kreu i Lidhje Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka uruar fitoren e CDU/CSU në zgjedhjet në Gjermani, përcjell TV21. Abdixhiku thotë se kjo paraqet një dritare të re për Kosovën.
“Ditë e rëndësishme për Gjermaninë mundësi e re për Kosovën. Fitorja e Friedrich Merz dhe e CDU-së, është një dritare e re për Republikën tonë.
Kam përcjellë që sonte urimet për z. Merz dhe miqtë tanë në CDU. Në çdo takim të deritanishëm me kancelarin e ardhshëm gjerman, kam marrë gjtihmonë mbështetje për Republikën tonë, për Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ai i njeh mirë rrugëtimet tona, ai i mbështetë mirë qëllimet tona.
Fitorja e CDU-së, si fuqizim i së djathtës evropiane, mbetet shpresë për vendin tonë!”, ka shkruar Abdixhiku.



