LajmeMaqedoni

Për kryetarin e Bogovinës, Besnik Emshiu komuna fillon dhe përfundon në Bogovinë (FOTO)

Kryetari i komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu i cili planifikon të kandidoj edhe për një mandat të dytë, duket se më shumë rëndësi ka fshati Bogovinë pasi sipas investimeve komuna për te fillon dhe përfundon në Bogovinë. Banorët e fshatrave, Kallnik, Çiflik, Novakë, Pallçisht i poshtëm, Kamjan, Siniçan, Novosellë dhe dy fshatrat e komunitetit Torbesh Jellovjan dhe Urviç duket të mos jenë në hartën e investimeve të komunës që drejton Besnik Emshiu. Kujtojmë që për katër vite qeverisje kryetari i komunës së Bogovinës nuk është angazhuar aspak në vazhdimin e ndërtimit të pallatit të kulturës në fshatin Kamjan dhe aq më pak në përmirësimin e infrastrukturës rrugore në fshatrat e lartë përmendur, shkruan Top24

Parë nga ky kënd, në prag të zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen këtë vit, lind pyetja se çfarë do të prezantoj Besnik Emshiu para banorëve të fshatrave të lartë përmendur apo sërish do të ju hedh hy syve për premtimet që tani më ikanë bërë një cikël më parë. Top24 ju ka sjellur vetëm disa nga investimet që po bëhen në fshatin Bogovinë brenda pak ditësh të vitit 2025.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close