LajmeMaqedoniTopLajm

Ibrahimi si Donald Trump: Ka vetëm dy gjini, mashkull dhe femër

Kreu i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi ka dalë me një video mesazh për të folur në vijën e Presidentit Trump në lidhje konceptin e familjes. Ibrahimi thotë se ekzistojnë vetëm dy gjini që i ka krijuar Zoti.

“Sot, kur pas zgjedhjeve në SHBA është riafirmuar koncepti tradicional i familjes, një temë që ne tashmë 10 vjet e kemi përsëritur, është koha që edhe në Maqedoninë e Veriut ta ngremë këtë çështje dhe të deklarojmë se për ne ekzistojnë vetëm dy gjini të krijuara nga Zoti, pra mashkull dhe femër. Rrjedhimisht, për ne familje është bashkësia mes një burri dhe një gruaje, që lidhet në një celebrim publik, qoftë religjioz ose civil. Tëgjitha trajtat e tjera të bashkëjetesës, që synojnë të quhen familje, përveçse janë surrogate të papranuara për ne, janë edhe betejë kundër vlerave në të cilat ne besojmë. Nisur nga kjo, ne propozojmë që, ashtu si në shumë vende të botës së qytetëruar, këtë definicion të familjes ta përvetësojë edhe Maqedonia e Veriut dhe ta bëjë normë kushtetuese”, thotë Ibrahimi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close