
Deklarata e Izet Mexhitit se Qeveria do të punësojë 2.000 deri 3.000 kuadro partiak të Mexhitit në administratën shtetërore është një skandal pa precedencë – thonë nga LSDM-ja, duke pohuar se partizimi masiv I administratës para zgjedhjeve është dakorduar me Mickoskin. Socialdemokratët pyesin nëse listat e punësimeve janë në tavolinën e Kryeministrit.
Sipas socialdemokratëve kjo është parktika e njëjtë që është parë gjatë regjimit të Gruevskit.
BOGDANKA KUZESKA – LSDM
“Sipas cilave kritere do të zgjidhen këto 3.000 të punësuar?
A do të ketë konkurse publike ose tashmë ekziston lista e kandidatëve të “përshtatshëm”?
A është kjo listë tashmë në tavolinën e Hristijan Mickoskit?
A hesht VMRO-DPMNE për shkak se tashmë është dakorduar se pjesë e këtyre punësimeve do të jenë edhe kuadra të tyre?
LSDM kërkon:
Antikorrupsioni urgjentisht të veprojë pas kësaj deklarate.
Urgjentisht të stopohen punësimet momentale në administratën shtetërore.
Hetime të plota për këtë skandal nga institucionet kompetente.
Kjo nuk guxon të mbetet e pandëshkuar.



