
SHBA-ja dhe Ukraina janë afër finalizimit të një marrëveshje që do t’i jepte SHBA-së të drejta të mineraleve të çmuara, një lëvizje që administrata e presidentit Donald Trump e ka ndjekur si kompensim për ndihmën ushtarake për të ndihmuar Ukrainën t’i rezistojë pushtimit të Rusisë.
Duke cituar burime të njohura me negociatat, ‘Wall Street Journal’ raportoi se një marrëveshje mund të finalizohet sot, megjithëse negociatat janë ende në vazhdim. Kushtet specifike të marrëveshjes mbeten të paqarta.
Fillimisht, Ukraina refuzoi të nënshkruajë marrëveshjen në fillim të kësaj jave, duke çuar në tensione midis presidentit Trump dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, si dhe duke ngritur shqetësime për një përçarje të mundshme midis Washingtonit dhe Kievit.
Dje, Zelenskyy në një video-fjalim sinjalizoi përparim, duke theksuar se negociatorët amerikanë dhe ukrainasë po punojnë për një projekt-marrëveshje.



