LajmeMaqedoniTopLajm

Siguria kibernetike e Maqedonisë së Veriut e pesta më e cenueshme në Evropë

Siguria kibernetike globale është nën kërcënim të madh. Numri i dobësive në fushën virtuale në mbarë botën – domethënë pikat e dobëta të mundshme në sisteme – është dyfishuar në vetëm katër vjet – nga 1,700 në 3,900, sipas hulumtimit nga IBM. Studimi u krye midis 2019 dhe 2023, duke ndjekur shërbime të ndryshme cloud në të gjithë botën.

Ballkani duket se është “pjesa kritike” e sigurisë kibernetike të Evropës, sipas hulumtimit të ri nga kompania e sigurisë së cloud “Cloudl”. Vendet më të rrezikuara janë Bosnja dhe Hercegovina (me shkallë rreziku prej 71 për qind), Serbia (69 për qind) dhe Shqipëria (67 për qind).

“Dobësitë e zbuluara në vende si Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia nxjerrin në pah boshllëqet kritike në infrastrukturën e sigurisë kibernetike që kërkojnë vëmendje urgjente”, tha Akash Mahajan, CEO dhe themelues i Cloudl.

“Ne duhet t’i japim përparësi trajnimit për sigurinë kibernetike dhe të zbatojmë masa të forta për mbrojtjen e të dhënave ndërsa vazhdojmë të mbështetemi gjithnjë e më shumë në teknologjitë cloud. Kjo përfshin auditimet e rregullta të sigurisë, programet e trajnimit të punonjësve dhe miratimin e teknologjive të avancuara të enkriptimit”, shtoi ai.

Për sigurinë kibernetike të Mbretërisë së Bashkuar (64 përqind), janë theksuar kërcënimet e përgjithshme për shkak të numrit të madh të shkeljeve të shërbimeve cloud – mbi një miliard gjatë dy dekadave të fundit.

Siguria kibernetike e Maqedonisë së Veriut është në vendin e 5-të të palakmueshëm, së bashku me atë irlandeze, holandeze dhe letoneze – të gjitha me vlerësim rreziku prej 53 përqind. Pason sistemi italian i sigurisë (51 për qind), me rreth 800 milionë shkelje. Polonia është në vendin e 10-të me vlerësim rreziku prej 49 për qind.

Related Articles

Back to top button
Close
Close