LajmeRajonTopLajm

Portugezja keqtrajtohet në Aeroportin e Beogradit veç pse mbante simbole shqiptare (VIDEO)

Gazetari i njohur shqiptar, Blendi Fevziu, ka folur rreth një incidenti që ka ndodhur në Aeroportin e Beogradit “Nikolla Teslla”.

Fevziu tha se ngjarja ka ndodhur më 17 shkurt, Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Sipas tij, atje u keqtrajtua një vajzë portugeze nga autoritetet serbe.

Ajo thuhet se po udhëtonte tranzit drejt Amsterdamit, ndërsa arsyeja e këtij keqtrajtimi thuhet se është bluza e saj, e cila kishte simbole kombëtare shqiptare, dhe me figurën e heroit Gjergj Kastrioti Skenderbeu.

Gazetari i njohur shqiptar, i ka shpërndarë edhe disa pamje nga momenti i incidentit.

 

 

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close