
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë dhe progresin e saj drejt BE-së, i cili do të paraqitet më 20 shkurt në një seancë të Komisionit të Politikës së Jashtme të PE-së.
Ky draft-raport vlerëson përkushtimin e Kosovës për integrim në Bashkimin Evropian, ndërsa thekson se e ardhmja e Kosovës është në BE dhe se përpjekjet për ta nxjerrë vendin nga një zonë gri, janë në interes edhe të Kosovës, edhe të BE-së.
Në këtë draft-raport mbështetet, gjithashtu, aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE dhe ftohen vendet anëtare, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, që ta bëjnë një gjë të tillë pa vonesa të tjera.
Dokumenti, të cilin Terras e shkroi pas konsultimeve me partnerët dhe duke marrë parasysh gjetjet e Komisionit Evropian, nënvizon “progresin domethënës në fushën e drejtësisë, të sigurisë dhe lirive, të luftës kundër krimit të organizuar dhe të funksionimit të ekonomisë së tregut”, por shpreh keqardhje për përparimin e limituar në sundimin e ligjit



