
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, thotë se SHBA dhe Rusia kanë filluar të largohen nga skaji i humnerës, ku sipas tij ish presidenti Joe Biden kishte vendosur marr dhëniet mes dy vendeve.
Lavrov tha ndër të tjera se ka besimin se SHBA po synon të heqë pengesat në rrugën e projekteve premtuese mes dy vendeve.
Duke iu referuar komenteve të djeshme të Donald Trump, Lavrov tha se Trump duket se po e kupton pozicionin rus.
Trump u shpreh dje “shumë i zhgënjyer” për Ukrainën, duke shtuar thënë se kishte dëgjuar se Ukraina është zemëruar, sepse nuk ka një vend” [në tryezën e negociatave].”
Lavrov tha gjithashtu se duhet të hiqet çdo kërcënim ndaj Rusisë.
Rusia diskutoi heqjen e kërcënimeve ndaj vendit me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, tha Sergei Lavrov.
Ai tha: “Ne duhet të heqim çdo kërcënim ndaj Rusisë që u krijua duke u përpjekur të tërhiqte Ukrainën në NATO”.
Lavrov thotë gjithashtu se “veprimet e regjimit të Kievit” duhet të “ndalohen”.
“Kjo synon të vrasë gjithçka që ka të bëjë me Rusinë,” tha ai.



