
Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Blerand Ramadani përmes një postimi ka uruar ditën e pavarsisë së Kosovës duke shënuar se “Ky përvjetor simbolizon një rrugëtim plot sakrifica drejt lirisë dhe demokracisë, por edhe një miqësi të përjetshme mes nesh”, shkruan Top24.
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, në emër të Aleancës për Shqiptarët dhe popullit tonë, ju shpreh urimet më të sinqerta me rastin e 17-vjetorit të pavarësisë. Ky përvjetor simbolizon një rrugëtim plot sakrifica drejt lirisë dhe demokracisë, por edhe një miqësi të përjetshme mes nesh. Sukseset e Kosovës janë gjithashtu suksese për gjithë rajonin tonë. Ju uroj paqe, mirëqenie dhe një të ardhme edhe më të ndritur për të gjithë qytetarët e Kosovës. Gëzuar Ditën e Pavarësisë!



